• e diel, 06 tetor 2024

Nesër mot i ndryshueshëm me shi, në disa vende në formë stuhie

Nesër mot i ndryshueshëm me shi, në disa vende në formë stuhie

Shkup, 11 mars 2024 (MIA) - Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme shiu. Në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie.

Siç njoftojnë nga DPHM, pastaj në ditët në vijim do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, të mërkurën me shi të përkohshëm lokal.

Moti sot do të jetë kryesisht me reshje të përkohshme shiu. Pasdite, në orët e mbrëmjes dhe të natës në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm (mbi 20l/m2) dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të ligë me erë të fortë deri në të përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 70 km/h). Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 13 deri në 17 gradë.

Moti në Shkup, do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite dhe në orët e natës me reshje të shiut. Në disa pjesë të luginave reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të ndjekura me bubullima. Do të fryjë erë e përforcuar veriore nga drejtimi juglindor. Temperatura do të rritet deri në 17-të gradë. 

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR