• e hënë, 08 korrik 2024

Nesër hapet vendkalimi Rafah ndërmjet Egjiptit dhe Gazës për ndihmë humanitare për palestinezët

Nesër hapet vendkalimi Rafah ndërmjet Egjiptit dhe Gazës për ndihmë humanitare për palestinezët

Kajro, 19 tetor 2023 (MIA)  - Vendkalimi Rafah, i vetmi vendkalim në Rripin e Gazës që nuk është nën kontrollin e Izraelit, do të hapet nesër që të mundësohet që ndihma humanitare të kalojë në territorin palestinez, raportojnë mediat egjiptiane.

Duke u referuar në burime të afërta me shërbimin e inteligjencës egjiptiane, kanali Al Qahera News raportoi se vendkalimi Rafah do të hapet nesër, por nuk dha detaje të tjera. 

 Sipas paralajmërimeve paraprake, presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajdeni ka kërkuar nga autoritetet egjiptiane që të lejojnë  të kalojnë 20 kamionë me ndihma humanitare nëpër atë vendkalim, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë e vlerësoi si ndihmë krejtësisht të pamjaftueshme.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR