• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nesër fillon procesi i marrjes në pyetje të të arrestuarve për vrasjen e tifozit të AEK-ut

Nesër fillon procesi i marrjes në pyetje të të arrestuarve për vrasjen e tifozit të AEK-ut

Athinë, 10 gusht 2023 (MIA) - Njëqind e katër personat e arrestuar për incidentet para stadiumit të AEK-ut të hënën në mbrëmje, kur ishte vrarë një tifoz 29-vjeçar i ekipit athinas, prej nesër e deri të dielën do të nxiren para gjykatësit hetues ku do të merren në pyetje, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Të arrestuarit, prej të cilëve mbi 90 janë shtetas kroatë, tifozë të Dinamo Zagrebit, dje kanë kërkuar dhe marrë kohë shtesë që t'i shqyrtojnë akuzat për të cilat akuzohen dhe ta përgatisin mbrojtjen e tyre, përderisa procesi i marrjes në pyetje pritet të jetë maratonik dhe të zgjasë tri ditë, ndërsa të arrestuarit, sipas mediave greke, do të hyjnë në grupe nga 10-12 persona. 

Televizioni grek ERT, duke iu referuar burimeve të tyre njoftoi se tifozët kroatë do të mbrohen me atë se nuk kanë pasur thika, e as që dikush i ka furnizuar me thika. 

Paralelisht, sipas ERT-së, gjykatësi hetues ka urdhëruar nga të gjithë të arrestuarit të merret materiali gjenetik. 

Për katër vepra penale dhe shtatë vepra kundërvajtëse, në mesin e të cilave dhe për vrasje me paramendim, edhe pse vrasësi ende nuk është identifikuar, për organizim kriminal, shpërthim dhe posedim të materialit shpërthyes ... akuzohen 104 personat e arrestuar. 

Mediat greke publikuan një pjesë të raportit të policisë për dëshmitë rreth stadiumit të AEK-ut pas incidenteve, sipas të cilit policia ka gjetur: tabelë druri në gjatësi prej 120 centimetrave në të cilën ka pasur gozhda dhe gjurmë gjaku, tri shufra druri të gjata 83 centimetra, ndërsa dy prej tyre me gjurmë të gjakut, një dru në gjatësi prej 52 centimetra gjithashtu me gjurmë gjaku, në të cilën ishte gozhduar një dru tjetër, thika gjepi në gjatësi prej 17 dhe 20 centimetrave, maskë medicinale me gjurmë gjaku, fanella, shishe të qelqit të birrave, atlete, etj. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR