• e enjte, 18 korrik 2024

Nensi Pelosi tërhiqet si lidere e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së

Nensi Pelosi tërhiqet  si lidere e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së
Uashington, 17 nëntor 2022 (MIA) - Nensi Pelosi, e cila  gati dy dekada  i ka udhëhequr demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, njoftoi sot se po jep dorëheqjen. Kjo grua 82-vjeçare konsiderohet si më e fuqishmja në mesin e demokratëve në Kongres dhe gruaja e parë që është Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo do të vazhdojë të përfaqësojë Kaliforninë në Dhomën e Ulët të Kongresit, shkruan Bi-Bi-Si. Pelosi planifikon për trashëgimtar të saj të propozojë dhe mbështesë kongresmenin Hakim Xhefris, raportoi sot uebfaqja Pak. Lajmi vjen pasi republikanët e kthyen kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR