• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nehamer: Austria shqyrton statusin e refugjatëve sirian, një mijë euro për t'u kthyer në vend

Nehamer: Austria shqyrton statusin e refugjatëve sirian, një mijë euro për t'u kthyer në vend

Vjenë, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Austria shqyrton statusin e refugjatëve sirian të cilët mbërritën në vend para më pak se pesë viteve, tha kancelari austriak Karl Nehamer, pas raporteve në media se disa refugjatë janë informuar me shkrim se "më nuk duhet të kenë frikë nga persekutimi politik" në Siri.

"Austria...tani shqyrton plotësimin e kushteve për sirianët të cilët janë në vend më pak se pesë vjet", njoftoi Nehamer në platformën X.

Ligji austriak u lejon autoriteteve ta marrin statusin e refugjatit në disa raste, në afat prej pesë viteve nga dhënia e tij.

Nehamer dhe qeveria e tij e përkohshme sqaruan se fokusi fillimisht do të vihet në deportimet vullnetare, me ç'rast atyre të cilët vullnetarisht do të paraqiten të kthehen në Siri do t'u ofrohen nga 1.000 euro.

Austria është ndër dhjetëra vendet evropiane të cilat e ndërprenë përpunimin e kërkesave siriane për azil pas rënies së Asadit. sa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR