• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Negociatat për eksportin e grurit përmes Detit të Zi janë caktuar për nesër

Negociatat për eksportin e grurit përmes Detit të Zi janë caktuar për nesër

Kiev, 2 maj 2023 (MIA) - Negociatat për eksport të sigurt të grurit përmes Detit të Zi me ndërmjetësim të KB-së janë caktuar për nesër, me pjesëmarrje të të gjitha palëve, deklaroi sot një funksionar i lartë ukrainas.

"Bisedat janë caktuar për nesër. Të gjitha palët janë përfshirë.... Shpresoj se do të ketë rezulate", deklaroi një burim anonim për mediat perëndimore.

Rusia, e cila e sulmoi Ukrainln në shkurt të vitit të kaluar, paralajmëroi se nuk do të lejojë vazhdim të marrëveshjes të arritur në korrik të vitit të kaluar pas 18 majit, sepse kërkesat e saj për lehtësim të eksportit të drithërave ruse dhe plehrave nuk janë plotësuar. mb/

Foto: MIA        

 

QËNDRONI TË LIDHUR