• e enjte, 26 dhjetor 2024

Negociatat për armëpushim në Gazë janë ndërprerë, pa rezultate

Negociatat për armëpushim në Gazë janë ndërprerë, pa rezultate

Kajro, 5 mars 2024 (MIA) - Negociatat për armëpushim në Gazë mes Hamasit palestinez dhe ndërmjetësuesit në Kajro sot dështuan.

Nuk ka rezultate, edhe pse mbeten vetëm edhe disa ditë që të ndërpritet lufta para fillimit të muajit të shejtë të Ramazanit, publikuan mediumet britanike.

Funksionari i lartë i Hamasit, Basem Naim deklaroi se organizata ua ka prezantuar propozimin e vet për marrëveshjen për armëpushim ndërmjetësuesve gjatë bisedave dyditore dhe se pret përgjigje nga izraelitët, të cilët nuk kanë ardhur në Kajro.

"Netanjahu nuk dëshiron të arrihet marrëveshje dhe tani topi është në fushën e Amerikës, që të kryejë presion ndaj tij", tha Naim.

Izraeli refuzoi publikisht t'i komentojë bisedat në Kajro.

Personat zyrtarë, megjithatë, thanë se Izraeli nuk e ka dërguar delegacionin, pasi kërkon që Hamasi të dërgojë listë prej 40 pengjëve më të vjetër, të sëmurë dhe gra, të cilët duhet në fillim të lirohen pasi të fillojë armëpushimi, i cili do të zgjat gjashtë javë.

Ndërkohë, Hamasi kërkon të lejohet ndihma e madhe humanitare të arrijë në Gazë dhe t'u lejohet palestinezëve të shpërngulur nga shtëpitë e tyre në jug, të kthehen. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR