Nebenzja në KB: SHBA-ja po përpiqet të imponohet si "gjykatës suprem" në botë
- Rusia dënon kategorikisht, siç e quajti ajo, agresionin e ShBA-së kundër Venezuelës, deklaroi sot përfaqësuesi i përhershëm i Moskës në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebenzja.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:45, 5 janar, 2026
Nju-Jork, 5 janar 2026 (MIA) - Rusia dënon kategorikisht, siç e quajti ajo, agresionin e ShBA-së kundër Venezuelës, deklaroi sot përfaqësuesi i përhershëm i Moskës në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebenzja.
"Dënojmë fuqimisht aktin e agresionit të armatosur nga ShBA-së kundër Venezuelës, i cili është në kundërshtim me të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare", deklaroi Nebenzja në një seancë të Këshillit të Sigurimit të KB-së, të thirrur për shkak të ngjarjeve në Venezuelë.
Ai deklaroi se arrestimi i liderit venezuelian, të ndjekur me vdekjen e disa shtetasve venezuelas dhe kubanë, për shumë është një paralajmërues i një kthimi në epokën e paligjshmërisë dhe dominimit amerikan të bazuar në forcë.
Sipas Nebenzjas, bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që ShBA t'i caktojnë vetes rolin e "gjykatësit suprem", i cili ka të drejtë të hyjë në çdo shtet, të shpallë fajtor dhe të kryejë dënime, duke injoruar parimet e juridiksionit ndërkombëtar, sovranitetit dhe mosndërhyrjes.
Ai shtoi se me veprime të tilla, Uashingtoni, sipas Moskës, po i jep një shtysë të re politikës së neokolonializmit dhe imperializmit në Amerikën Latine, e cila, siç tha ai, është refuzuar vazhdimisht nga popujt e rajonit dhe jugut global.
"Veçanërisht shqetësuese është cinizmi me të cilin Uashingtoni madje as nuk u përpoq të fshehë qëllimet e vërteta të asaj që e quajti operacion kriminal - vendosja e kontrollit të pakufizuar mbi burimet natyrore të Venezuelës dhe forcimi i ambicieve të saj politike në Amerikën Latine", theksoi Nebenzja.
Foto: Arkivi