• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nebenzja: Gjermania, Danimarka dhe Suedia refuzuan propozimin e Rusisë për bashkëpunim në hetimin për sabotimin e Rrjedhës Veriore

Nebenzja: Gjermania, Danimarka dhe Suedia refuzuan propozimin e Rusisë për bashkëpunim në hetimin për sabotimin e Rrjedhës Veriore

Nju Jork, 14 mars 2023 (MIA) - Gjermania, Danimarka dhe Suedia kanë refuzuar propozimin e Rusisë për të bashkëpunuar në hetimin për sabotimin e gazsjellësit Rrjedha Veriore, thuhet në letrën e përfaqësuesit të përhershëm të Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebenzja, drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore.

Sipas Nebenzja, këto vende pretendojnë se “autoritetet ruse janë të informuara për hetimet në vazhdim për aktin e sabotimit në fjalë.

“Në realitet, autoritetet e Danimarkës, Gjermanisë dhe Suedisë hodhën poshtë pa asnjë shpjegim bindës të gjitha propozimet për bashkëpunim në identifikimin e autorëve të sulmeve në tubacionet e gazit dhe rrethanat që lidhen me sabotazhin e paraqitur nga Federata Ruse”, thotë Nebenzja në letrën. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR