• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Nebenzja e paralajmëroi NATO-n për pasojat nëse Ukrainës i lejohen sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi

Nebenzja e paralajmëroi NATO-n për pasojat nëse Ukrainës i lejohen sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi

Nju-Jork, 13 shtator 2024 (MIA) – Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara Vasilij Nebenzja para Këshillit të Sigurisë deklaroi se nëse Perëndimi i lejon Ukrainës të kryejë goditje thellë në territorin rus, atëherë vendet e NATO-s “do të jenë në luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë”.

Ai para Këshillit të Sigurisë së KB-së theksoi se “faktet janë se NATO do të jetë pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë  në veprimet ushtarake kundër forcës bërthamore, mendoj se nuk duhet të harroni këtë dhe të mendoni për pasojat”. 

“Nëse vendimi për heqjen e kufizimeve me të vërtetë merret ose do të merret, kjo do të thotë që nga ky moment vendet e NATO-s fillojnë një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë. Në këtë rast, natyrisht, ne do të detyrohemi të marrim vendimet e duhura me të gjitha pasojat, në mënyrë që agresorët perëndimorë të mos mund të shmangin përgjegjësinë dhe t'ia kalojnë fajin Kievit”, theksoi Nebenzja.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi dje se nëse Perëndimi i lejon Ukrainës sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi në territorin rus kjo do të nënkuptonte se “vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë”.

“Nëse merret ky vendim, kjo do të nënkuptonte përfshirje të drejtpërdrejtë të vendeve të NATO-s në luftën në Ukrainë dhe kjo do ta ndryshonte natyrën e konfliktit”, theksoi mbrëmë Putini. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR