• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ndryshimet klimatike dyfish i kanë rritur mundësitë për përmbytje në Evropën Qendrore

Ndryshimet klimatike dyfish i kanë rritur mundësitë për përmbytje në Evropën Qendrore

Londër, 25 shtator 2024 (MIA) - Shkencëtarët kumtuan se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore dyfish kanë rritur gjasat për përmbytje të sërishme në Evropën Qendrore këtë muaj.

Analizat e zabatuara nga World Weather Attribution, një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë, kanë hulumtuar ndikimin e ndryshimeve klimatike ndaj reshjeve të mëdha dhe përmbytjet që goditën disa vende evropiane, si Poloninë, Çekinë, Austrinë, Rumaninë, Hungarinë, Gjermaninë dhe Sllovakinë këtë muaj.

Analiza është bërë nga 24 shkencëtarë eminentë nga institucione dhe universitete meteorologjike në Britaninë e Madhe, Poloni, Austri, Çeki, Gjermani, Suedi, Holandë dhe SHBA-ја.

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore kanë dyfishuar gjasat për përmbytje, në të cilën jetën kanë humbur 24 persona në Evropën Qendrore. Intensiteti i reshjeve, gjithashtu, është rritur me shtatë për qind në rajon për shkak të ndryshimeve klimatike, thuhet në analizë.

Përderisa bota vazhdon të djegë lëndë fosile dhe rritja e temperaturës globale arrin dy gradë, shkencëtarët besojnë se reshjet e ngjashme me ato në Evropën Qendrore do të bëhen pesë për qind më intensive dhe 50 për qind më të shpeshta, duke shkaktuar rrezik nga përmbytje shkatërruese, e ato paralajmëruan rritjen e shpenzimeve në vendet e prekura.

Xhojs Kimutai, një studiues në Departamentin për ndryshime llimatike dhe mjedisit jetësor në Institutin Grantam, Kolegj Imperial në Londër, tha se ndryshimi i klimës kishte ndikuar në reshjet që goditën Evropën Qendrore.

Sipas analizës, përmbytjet mund të kenë efekte afatgjata edhe në sektorin e sigurimeve. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR