• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndryshimet klimatike do të rrisin inflacionin e ushqimeve

Ndryshimet klimatike do të rrisin inflacionin e ushqimeve

Potsdam, 29 mars 2024 (MIA) - Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Sipas një studimi të ri nga Instituti i Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit të Klimës (PIK), rritja e temperaturave mesatare mund të rrisë inflacionin vjetor të ushqimit në 3.2 përqind në vit dhe inflacionin e përgjithshëm në 1.18 përqind në vit deri në vitin 2035.

Në studim, hulumtuesit vunë në dukje se faktorët klimatikë, si temperaturat e larta dhe reshjet ekstreme, kanë ndikuar në inflacionin në një kontekst historik, por nuk bënë një analizë të veçantë se cilat artikuj ushqimorë mund të preken më shumë.

"Zbuluam se rritja e temperaturave mund të çojë në çmime më të larta të ushqimeve, veçanërisht në rajonet dhe stinët e ngrohta", tha Dr. Maks Koc, një nga autorët e studimit.

"Në kushtet e ardhshme klimatike, këto ndikime mund të bëhen të mëdha - të vlerësuara në 1-3 pikë përqindje në vit mbi inflacionin e ushqimeve deri në vitin 2035, duke kërcënuar objektivat e stabilitetit të çmimeve të bankave qendrore si BQE, e cila synon të mbajë inflacionin nën 2 për qind", shtoi Koc.

Në të njëjtën kohë inflacioni i përgjithshëm mund të rritet mesatarisht për 0,32-1,18 për qind pikë çdo vit në nivel global, thuhet në studim.

Çmimet e rritura ose jostabile rrezikojnë mirëqenien ekonomike dhe njerëzore, si dhe stabilitetin politik, theksohet në raport, duke cituar të dhënat e KB-së se kriza e shpenzimeve për jetë në vitin 2021-2022 shtyu në varfëri ekstreme 71 milionë njerëz në mbarë botën.

Inflacioni i shkaktuar nga klima prek njësoj vendet e pasura dhe të varfra. Ngrohja globale pritet të ndikojë në inflacionin e ushqimeve dhe inflacionin total si në vendet me të ardhura të larta ashtu edhe në ato me të ardhura të ulëta.

Inflacioni rritet me rritjen e temperaturave dhe ndodh më shumë në verë dhe në rajone të ngrohta me gjerësi gjeografike më të ulëta, ku do të vazhdojë gjatë gjithë vitit. Për këtë arsye, sipas studimit, jugu global, veçanërisht Afrika dhe Amerika e Jugut, do të preken në një masë më të madhe.

Studimi shqyrton nga afër verën jashtëzakonisht të nxehtë evropiane të vitit 2022, kur nxehtësia dhe thatësira patën një ndikim të madh në bujqësi dhe ekonomi.

"Vlerësojmë se vera e nxehtë jashtëzakonisht në vitin 2022 e ka rritur inflacionin e ushqimit në Evropë për rreth 0,6 për qind. Ngrohja e ardhshme, e parashikuar për vitin 2035, mund ta rrisë ndikimin e ngjarjeve të tilla ekstreme deri në 50 për qind", shtoi Koc. sa/



 

 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR