• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ndjehet tërmet i lehtë në perëndim të Kosovës

Ndjehet tërmet i lehtë në perëndim të Kosovës

Prishtinë, 18 gusht 2023 (MIA) - Instituti sizmologjik i Kosovës kumtoi sot se një tërmet i lehtë është ndjerë pasdite në perëndim të Kosovës, në afërsi të Pejës, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Drejtori i Institutit, Shemsi Mustafa informon se tërmeti ka ndodhur në ora 14:59 sipas orës lokale dhe sipas të dhënave të Rrjetit sizmologjik, Institutit gjeopolitik të Kosovës dhe Qendrës sizmike euromesdhetare (EMSC), epiqendra e tij ka qenë pesë kilometra në veri të vendit Radavc, ndërsa thellësia hipocentrike ka qenë katër kilometra.

Sipas raporteve nga Peja, banorët e atjeshëm e kanë ndjerë mirë dridhjen e tokës, por nuk ka raporte për dëme materiale ose persona të lënduar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR