• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndihma humanitare për Gazë është kthyer në Qipro pas vrasjes së shtatë punonjësve të WCK

Ndihma humanitare për Gazë është kthyer në Qipro pas vrasjes së shtatë punonjësve të WCK

Larnakë, 4 prill 2024 (MIA) - Pas vdekjes së shtatë punonjësve të Kuzhinës Qendrore Botërore (WCK) gjatë një sulmi ajror izraelit të hënën në mbrëmje, kolona e anijeve me 240 tonë ndihmë humanitare të padërguar për civilët në Rripin e Gazës është kthyer në Qipro.

Mediat britanike informojnë se ndihma e padërguar ishte pjesë e dërgesës prej rreth 340 tonë ndihmë humanitare të dërguar në Gazë nga Qiproja më 30 mars. 

Punonjësit humanitarë ishin vrarë në Gazë gjatë sulmit izraelit pikërisht kur përfunduan me ngarkesën e rreth 100 tonë ndihmë nga maunja që, gjithashtu, ishte dërguar nga Qiproja. 

WCK ishte aktive në Gazë nga tetori, por pas vrasjes së personelit ishte vendosur që të ndërpriten të gjitha aktivitetet e mëtutjeshme dhe të kthehen anijet me ndihmë humanitare në Qipro. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR