• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndihma e anëtareve të BE-së për Ukrainën deri më tani arrin në 68 miliardë euro

Ndihma e anëtareve të BE-së për Ukrainën deri më tani arrin në 68 miliardë euro

Pragë, 2 maj 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, apeloi sot në Pragë që të vazhdojë ndihma materiale ditore për Ukrainën, të cilën, siç tha ajo, anëtaret e BE-së e kanë ndihmuar me një total prej 68 miliardë eurosh.

Pas bisedës me presidentin çek Petër Pavel, Fon der Lajen tha se Komisioni Evropian nesër do të propozojë një ligj për prodhimin e municionit.

"Presidenti Pavel u kthye nga Ukraina dhe më tha se ajo që nevojitet më së shumti tani janë municionet", tha kryetarja e Komisionit Evropian.

Fon der Lajen shtoi se propozimi për një rregullore të re përmban edhe një klauzolë financiare në shumën prej një miliardë eurosh.

"Dorëzimi i municionit është i një rëndësie vendimtare për mbrojtjen e Ukrainës dhe një kundërsulm i mundshëm dhe rikthim i territoreve. Ne diskutuam gjithashtu anëtarësimin e Ukrainës në BE. E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por jemi gati ta ndihmojmë të kapërcejë vështirësitë. Sepse është në interesin tonë të zgjerojmë zonën e stabilitetit dhe sigurisë që përfaqëson BE-ja", tha presidenti çek.

Gjatë një vizite të shkurtër të kryetares së Komisionit Evropian në Pragë, sipas presidentit çek, është biseduar edhe për marrëdhëniet me Kinën.

"Është e qartë se bëhet fjalë për rivalitet. Kina dhe vendet demokratike nuk ndajnë të njëjtat vlera. Kina ka synime të tjera strategjike dhe ne duhet t'i shikojmë marrëdhëniet tona edhe nga ky kënd", tha Pavel.

Fon der Lajen u takua edhe me kryeministrin çek Peter Fijal, ku përveç ndihmës për Ukrainën, tema kryesore ishte siguria energjetike. sa/

Foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR