• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ndihmësi i Navalnit dha dorëheqje, është zbuluar se ka kërkuar heqjen e sanksioneve kundër Fridmanit

Ndihmësi i Navalnit dha dorëheqje, është  zbuluar se ka kërkuar heqjen e sanksioneve kundër Fridmanit

Moskë, 9 mars 2023 (MIA) - Shefi i  kabinetit të politikanit  të burgosur opozitar  rus, Aleksej Navalni  sot deklaroi  se po largohet nga ky pozicion,  pasi është zbuluar se i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian t'i heqë sanksionet ndaj njërit prej njerëzve  më të pasur në Rusi.

Kjo lëvizje e Leonid Volkovit, liderit të lëvizjes së Navalnit, shkaktoi tronditje tek opozita, ndërsa disa e kuptuan si një dhuratë për presidentin Vladimir Putinin.

Deri te kjo ka ardhur pasi gazetari i shquar Aleksej Venediktov publikoi një letër të shkurtit të nënshkruar nga Volkovi dhe opozitarë të tjerë duke i bërë thirrje BE-së t'i heqë sanksionet kundër manjatit Mihail Fridman dhe bashkëpunëtorëve të kompanisë së tij Alfa.

 Volkovi tha se nënshkrimi i tij në dokument ishte fotoshopuar, por zbuloi se kishte dërguar një letër të ngjashme deri te përfaqësuesi i lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borell, në tetor të vitit të kaluar.

 "Kjo letër ishte një gabim i madh politik," tha Volkovi, duke shtuar se i ka tejkaluar autorizimet e tij  dhe i ka tradhëtuar kolegët duke mos u thënë atyre asgjë për këtë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR