• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ndihmë humanitare për herë të parë futet në Gazë përmes vendkalimit Kerem Shalom

Ndihmë humanitare për herë të parë futet në Gazë përmes vendkalimit Kerem Shalom

Tel Aviv, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Vendkalimi kufitar Kerem Shalom mes Izraelit dhe Gazës është hapur sot për herë të parë që nga fillimi i luftës duke lejuar kësisoj kalimin e kamionëve me ndihma humanitare.

Ky vendkalim kufitar është mbyllur për kamionët që nga 7 tetori, kur Hamasi filloi sulmet në vendbanimet jugore izraelite me çka armata izraelite edhe nisi ofensivën në Gaza.

Deri në fillim të dhjetorit, Izraeli refuzoi thirrjet nga KB dhe të tjerë për të hapur vendkalimin, por pëlqim dha javën e kaluar.

"Prej sot kamionët e KB-së me ndihma humanitare do t'i nënshtrohen kontrollit të sigurisë dhe do të dërgohen direkt në Gaza përmes Kerem Shalom", kumtoi administrata izraelite KOGAT përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve me territoret palestineze.

Janë publikuar edhe fotografitë e kamionëve, njofton DPA duke iu referuar kumtesës së KOGAT se me këtë do të rritet ndihma ditore për Gazën.

Deri më tani, sasi të kufizuara të ndihmave humanitare janë dërguar nga Egjipti përmes vendkalimit Rafah që nuk është mjaftueshëm i pajisur për të kontrolluar një numër të madh kamionësh.

Foto: uikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR