• e mërkurë, 21 janar 2026

Nderimet e fundit për ish kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano

Nderimet e fundit për ish kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano

Tiranë, 2 nëntor 2025 (MIA) - Me nderime publike dhe shtetërore sot i është shprehur nderimi i fundit ish kryeministrit shqiptar dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Numër i madh i qytetarëve, kreu shtetëror shqiptar, përfaqësues të jetës politike, krerët e bashkësive fetare, delegacione të vendeve fqinje, mes të cilëve edhe të BDI-së, i udhëhequr nga lideri Ali Ahmeti, nga Kosova, i udhëhequr nga Albin Kurti, nderime i kanë shprehur në Pallatin e kongreseve, ku ishin edhe bashkëshortja e parë dhe dy fëmijët e tyre.

Në emër të familjes Nano, prej tij është ndarë bashkëshortja, Xhoana Nano.

"Fatosi e donte këtë vend, pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi”. “Fatosi nuk ishte njeri i zakonshëm, nuk bënte asgjë për gjysmë. Ai kishte një zemër të madhe. Një zemër që dinte të falte, të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Ishte i drejtpërdrejtë, ndonjëherë kokëfortë dhe i vështirë. Ai e donte këtë vend megjithë shpirt. Pavarësisht çmimit të lartë personal që i duhej të paguante, nuk hoqi dorë për ta parë Shqipërinë më të begatë. Të tillë e paraqiti Shqipërinë edhe në takimet ndërkombëtare me burrat e shteteve në Uashington, Paris e gjetkë. Për të gjitha këto sot, kam një ndjenjë mirënjohje, që pata fatin ta njihja, që pata fatin të ecja krah tij, të qeshnim dhe vuanim bashkë, të jetonim. Faleminderit Fatos që me deshe dhe më dhe mundësinë të të dua, që ishe ky që ishe, që e dhe veten tënde, të gjithën, pa kursim, për mua, për veten, për vendin tonë“, u shpreh ajo.

Me nderime të mëdha u falënderua edhe djali i tij, Sokol Nano.

“Im at ishte i pari që më foli për demokracinë, nuk e kishte frikë humbjen se ishte kalorës. Më dha mësim me forcën e shembullit, më mësoi shumëçka, garën e vërtetë dhe ringritjen. Më foli për socialdemokracinë, për Shqipërinë europiane dhe distancimin nga frika,. Besonte se politika shkonte përtej luftës personale. Mbolli ide, kulturë dhe qytetarë. Tolerant me gjithkënd që mendonte ndrysh. Sot i them lamtumirë tim eti, faleminderit kamion”, u shpreh Sokol Nano.

Kryeministri Edi Rama, i cili qëndroi në funksionin e liderët të PS-së, në vitin 2005, kur Nano, i cili 15 vite ishte në krye të partisë, është tërhequr, mbajti fjalim në kujtim të figurës politike Fatos Nano.

"Plasja më vjen që s’jemi sot në një darkë. Mua më duhet të rendis fjalët e një lamtumire, të cilën nuk e imagjinova dot as pasi miku im Solis më shkroi se kishe hyre në koma. Mendova Xhoin që do vazhdonte të rrinte te koka edhe për sa vjet të tjerë që do të rrinte besnike e gjumit tënd. Nuk të mendoja ty të shtrirë në një arkëmort. Ja që erdhi për mua kjo ditë zie dhe më ra puna e vështirë që t'i jap lamtumirën një paraardhësi, të parit kryetar të familjes sonë“, tha Rama.

Funerali me arkivolin kaloi para objektit qeveritar, numër i madh i qytetarëve vendosnin karafila të bardhë në arkivol, ndërsa funerali ishte i shoqëruar nga me tingujt e hiteve të Frenk Sinatras.

Fatos Nano (73) vdiq më 31 tetor, në një spital në kryeqytetin shqiptar, ku është hospitalizuar në gjendje të rëndë prej 8 tetorit për shkak të problemeve kronike respiratore. Ka përjetuar atak kardiak, e pastaj edhe vdekje klinike të trurit.

Ai është themelues dhe lideri i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në kryet të partisë ishte prej vitit 1991 deri vitin 2005, kur tërësisht është tërhequr nga politika.

Sot në Shqipëri është ditë zie kombëtare. bsh/

Foto: Printskrin Top Çanell

QËNDRONI TË LIDHUR