Ndalesa e Trampit për udhëtimin e qytetarëve të 12 vendeve hyn në fuqi nesër
- Vendimi i presidentit amerikan, Donald Tramp për ndalesë për hyrjen e qytetarëve nga 12 vende hyn në fuqi të hënën, një minutë pas mesnatës, me qëllim siç deklaroi ai, "mbrojtjen e vendit nga 'terroristë të huaj'".
- Post By Fami Bajrami
- 15:37, 8 qershor, 2025
Uashington, 8 qershor 2025 (MIA) - Vendimi i presidentit amerikan, Donald Tramp për ndalesë për hyrjen e qytetarëve nga 12 vende hyn në fuqi të hënën, një minutë pas mesnatës, me qëllim siç deklaroi ai, "mbrojtjen e vendit nga 'terroristë të huaj'".
Sipas Trampit, vlerësohet se vendet me kufizimet më të rrepta strehojnë "një numër të madh terroristësh", nuk bashkëpunojnë në dhënien e vizave, nuk e kontrollojnë në mënyrë adekuate identitetin e udhëtarëve dhe nuk mbajnë evidencë adekuate të dosjeve penale.
Trampi gjithashtu vlerëson se qytetarët e tyre shpesh qëndrojnë më gjatë se vizat që kanë.