Ndërron jetë presidenti i Vietnamit, Nuen
- Sot në moshën 80 vjeçare ka ndërruar jetë Nuen Fu Trong, lideri më i fuqishëm bashkëkohor i Vietnamit dhe arkitekti i fushatës më të madhe kundër korrupsionit në vend.
- Post By Fami Bajrami
- 15:24, 19 korrik, 2024
Hanoj, 19 korrik 2024 (MIA) - Sot në moshën 80 vjeçare ka ndërruar jetë Nuen Fu Trong, lideri më i fuqishëm bashkëkohor i Vietnamit dhe arkitekti i fushatës më të madhe kundër korrupsionit në vend.
Nuen nga viti 2011 deri më sot shërbeu si Sekretar i përgjithshëm i Partisë komuniste, ndërsa mijëra njerëz u arrestuan me akuza për korrupsion në shtetin njëpartiak ku u intensifikua represioni kundër disidentëve dhe aktivistëve.
Aksioni antikurrupsionit i Neunit i profilit të lartë, për të cilën analistët thonë se është e lidhur gjithashtu me luftën politike, ka prekur partinë, policinë, forcat e armatosura dhe biznesin.
Nuen ishte president i Vietnamit nga viti 2018 deri në vitin 2021. rq/
Foto: EPA