• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndërroi jetë Robert Badenter

Ndërroi jetë Robert Badenter

Paris, 9 shkurt 2024 (MIA) - Në moshën 95-vjeçare sot ndërroi jetë avokati dhe politikani francez Robert Badenter, ish ministër i Drejtësisë, i cili ishte kryetar i komisionit të arbitrazhit të Konferencës së Paqes për Jugosllavinë në vitin 1991, informuan mediat franceze. 

Badenter - jurist, profesor i së drejtës në Sorbonë dhe kryetar i Këshillit Kushtetues francez - në kohën e shpërbërjes së Jugosllavisë ishte në krye të të ashtuquajturit Komisioni i Badenterit, i cili në dhjetor të vitit 1991 e publikoi mendimin se RSFJ është në procesin e shpërbërjes, në bazë të të cilit, më 15 janar të vitit 1992, shtetet e Bashkësisë Ekonomike Evropiane e pranuan pavarësinë shtetërore të Kroacisë dhe Sllovenisë në kufijtë ekzistues. 

Në karrierën e tij të gjatë juridike dhe politike Badenteri u angazhua për heqjen e dënimit me burg në Francë, që ishte arritur në vitin 1981. Intelektual hebre dhe ministër në qeverinë socialiste, babai i të cilit kishte ndërruar jetë në një kamp përqendrimi gjerman, Badenteri ishte cak i sulmeve të shumta nga e djathta franceze, prej të cilave disa ishte antisemitike. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR