• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ndërroi jetë personi i cili i vuri flakën vetes para gjykatës në Nju-Jork ku po zhvillohet procesi kundër Trampit

Ndërroi jetë personi i cili i vuri flakën vetes para gjykatës në Nju-Jork ku po zhvillohet procesi kundër Trampit

Nju-Jork, 20 prill 2024 (MIA) - Ndërroi jetë personi i cili dje i vuri flakën vetes para gjykatës në Menhetën, ku po zhvillohet procesi gjyqësor kundër ish-presidentit të SHBA-së, Donalld Tramp.

Personi, i identifikuar so Maskvel Azarelo (37) nga Florida, vdiq në spital nga plagët e marra, kumtuan mediumet amerikane, duke iu referuar burimeve policore.

Ai dje para gjykatës është lyer me një materie të lëngshme dhe i vuri flakën vetes, ndërsa paraprakisht në parkun e afërt kishte shplrndarë pamflete me teori konspiracioni.

Ish-presidenti Tramp ndodhej në pallatin gjyqësor, por u largua në momentin e incidentit.

Sipas njohurive të policisë, Azarelo kishte arritur në Nju-Jork nga Florida javën e kaluar. Ai nuk kishte dosje kriminale, ndërsa familja e tij në Floridë nuk e dinte se ai kishte udhëtuar drejt Nju-Jorkut.

Është prëforcuar sigurimi i hapësirës rreth gjykatës, ndërsa janë vendosur edhe barrikada. Kundërshtarëve dhe ithtarëve të Trampit u është lejuar të tubohen në demonstrata në parkun e afërt, por deri më tani nuk ka tubime më të mëdha. ab/

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR