• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ndërroi jetë gjenerali Majkëll Xhekson, komandanti i parë i KFOR-it dhe nënshkrues i Marrëveshjes së Kumanovës

Ndërroi jetë gjenerali Majkëll Xhekson, komandanti i parë i KFOR-it dhe nënshkrues i Marrëveshjes së Kumanovës

Londër, 16 tetor 2024 (MIA) – Ish shefi i armatës britanike, gjenerali sër Majkëll Xhekson, ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare, konfirmoi armata britanike në rrjetin X.

Xheksoni ishte komandanti i parë i KFOR-it dhe nënshkrues i Marrëveshjes së Kumanovës.

Në vitin 1999, gjenerali Majkëll Xhekson e nënshkroi Marrëveshjen e Kumanovës, me të cilën pas 78 ditëve përfundoi bombardimi i Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) dhe e shënoi fillimin e operacionit për formimin e misionit KFOR në Kosovë, të cilën e udhëhoqi si komandant i parë, informon Bi-Bi-Si.

Në vitin 1999, më 9 mqershor, gjenerali Xhekson ishte pjesë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra nga gjenerali britanik dhe ish-shefit të  Shtabit të Armatës së Serbisë, gjeneralit Nebojsha Pavkoviq, më vonë i akuzuar i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.  Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Xhekson më 12 qershor të vitit 1999 kur kishte refuzuar urdhërin e Uesli Klarkut, komandantit të Forcave të NATO-s për Evropë, për t’i sulmuar trupat ruse, të cilat ishin vendosur në Aeroportin e Prishtinës.

"Nuk do ta nis Luftën e Tretë Botërore” raportohet t’i ketë thënë atë kohë ai Klarkut.

Xheksoni ishte shef i Shtatmadhorisë së armatës britanike nga viti 2003 deri në vitin 2006 dhe ishte i pranishëm në dy incidente të rëndësishme në Irlandën Veriore, ndërsa e kryesoi armatën edhe gjatë luftës në Irak. fc/

Fotografia: Uikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR