• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndërpritet seanca për pyetje të deputetëve

Ndërpritet seanca për pyetje të deputetëve

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski pasdite pak pas fillimit, e ndërpreu vazhdimin e seancës për pyetje të deputetëve, pasi deputetja Dafina Stojanovska me vërejtje procedurale kërkoi dorëheqjen e gjithë Qeverisë, duke akuzuar edhe një herë zëvendës kryeministrin për Çështjet Evropiane Bojan Mariçiq për sjellje të pahijshme.

Stojanovska duke iu referuar nenit 219 të Rregullores së Kuvendit, kërkoi dorëheqjen e Qeverisë, ndërsa këtë e mbështetën kolegët e saj nga grupi parlamentar, të cilët qëndruan pas saj në foltore.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së tha se atë që e bëri Mariçiqi nuk është sulm ndaj saj si Dafina Stojanovska, por ishte një gjest i pacivilizuar ndaj një deputeti të këtij Kuvendi. 

"Këtu të gjithë duhet të reagojmë, përderisa ndahemi në këtë apo atë bazë, çdoherë do të ndodh kështu", tha ajo.

Kjo, sipas saj, është akt i ofendimit të Parlamentit, demokracisë së këtij vendi dhe akt ndaj të cilit duhet të reagojnë të gjithë, edhe ata që punojnë në Parlament.

Sjelljen e Mariçiqit e quajti frikacake dhe tinëzare, duke theksuar se i ishte thënë se “nuk ka pasur kamera që e kanë kapur sjelljen e tij”.

"Ky është akt i moralit dhe vlerave evropiane. Për këtë shkak kërkojmë dorëheqje", tha Stojanovska duke i bërë thirrje Mariçiqit për dorëheqje. 

Nënkryetari i Kuvendit Misovski i tha Stojanovskës se nuk do të lejojë që përmes kurrizit të tij, deputetët e VMRO-DPMNE-së të konfrontohen se kush është për Mickoskin e kush për Nikolla Gruevskin dhe se është e qartë se deputetët nga partia opozitare nuk dëshirojnë seancë për pyetje të deputetëve. Më pas ai e ndërpreu seancën, ndërsa ndaj vërejtjes së tij reaguan me zë të lartë deputetët e VMRO-DPMNE-së. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR