• e premte, 26 korrik 2024

Ndërpritet puna në aeroportin e Frankfurtit për shkak të protestave të aktivistëve klimatikë

Ndërpritet puna në aeroportin e Frankfurtit për shkak të protestave të aktivistëve klimatikë

Frankfurt, 25 korrik 2024 (MIA) - Në aeroportin e Frankfurtit, më i ngarkuari në Gjermani, mëngjesin e sotëm është ndërprerë puna – fluturimet dhe aterimet – pasi që aktivistët ekologjikë kanë hyrë me forcë në pistë.

"Ne po bëjmë gjithçka për të hequr nga asfalti aktivistët klimatikë", deklaroi zëdhënësi i policisë.

Organizatorët e protestës, të cilët quhen Gjenerata e fundit, publikuan në X se aktivistët e tyre janë ngjitur në pistën e aeroportit.

Sipas policisë, aktivistët sulmuan pistat e aeroportit mëngjesin e sotëm. rq/

QËNDRONI TË LIDHUR