• e martë, 24 dhjetor 2024

Ndërpritet mandati i Meri Radevskës si anëtare e Këshillit gjyqësor për shkak të pensionimit

Ndërpritet mandati i Meri Radevskës si anëtare e Këshillit gjyqësor për shkak të pensionimit

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor në seancën e sotme të 476-të ka marrë vendim për ndërprerje të mandatit të gjyqtares Meri Radevska si anëtare e Këshillit për shkak të pensionimit.

Vendimin për ndërprerje të mandatit të Radevskës përfundimisht me 31.01.2024 Këshilli e mori me dhjetë vota pro dhe një kundër.

Këshilli paraprakisht unanimisht mori vendim, me të cilin vërtetohet ndërprerja e funksionit gjyqësor për Meri Radevskën, gjyqtare nga Gjykata Themelore Manastir, për shkak të plotësimit të kushteve për pension të moshës.

Radevska para votimit tha se nuk do të marrë pjesë në diskutim dhe vendimmarrje për këtë pikë. Sipas saj, nuk është dashur të vihet fare në rend dite, pasi një gjyqtar që është në pushim nuk mund të ndërpritet për shkak të plotësimit të kushteve për pension.

"Meqenëse pozita ime e gjyqtarit është pezulluar, sipas nenit 53 të Ligjit për gjykatat, është përcaktuar si në ligj ashtu edhe në arsimin që kam marrë, që kjo pozitë të pezullohet për kohën sa e kryej detyrën për të cilën kam qenë e emëruar, gjegjësisht e zgjedhur. Besoj se ajo pozitë gjyqësore, pasi është në qetësi, nuk mund të ndërpritet me vendim të Këshillit gjyqësor në këtë moment", tha Radevska.

Meri Radevska është zgjedhur anëtare e Këshillit gjyqësor më 26 gusht të vitit 2020.

Mandati i anëtarëve të zgjedhur, sipas Ligjit për Këshillin gjyqësor, zgjat gjashtë vjet me të drejtë edhe për një zgjedhje. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR