• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ndërprerje e rrymës në disa fshatra ruse pas sulmit nga një dron ukrainas

Ndërprerje e rrymës në disa fshatra ruse pas sulmit nga një dron ukrainas

Moskë, 26 shtator 2023 (MIA) - Të paktën shtatë fshatra në zonën kufitare ruse Kursk kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmit nga një dron ukrainas ndaj një pjese të infrastrukturës lokale elektrike.

Droni ka hedhur mjet shpërthyes ndaj një stacion transformatori në fshatin rus Snagost, rreth 15 kilometra nga kufiri me Ukrainën, njoftoi guvernatori rajonal Roman Starovoit. Sipas tij, nga sulmi i mëngjesit nuk ka persona të lënduar.

Shërbimi i sigurisë së Ukrainës (SBU) e konfirmoi sulmin me dron.

"Rusët duhet të jenë të vetëdijshëm se nëse vazhdojnë të sulmojnë objektet energjetike të Ukrainës, do të marrin përgjigje të ashpër", tha një përfaqësues i inteligjencës së brendshme të Ukrainës, i cituar nga agjencitë.

Më vonë, zjarri i mortajave ndërpreu pjesërisht furnizimin me energji elektrike në një fshat tjetër që ndodhet pikërisht në kufi.

Dy drone kamikaze u rrëzuan në zonën kufitare, shtoi ai. SBU nuk komentoi për dy sulmet. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR