• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ndërhyrje policore në Pallatin e Versajës, urdhërohet evakuim

Ndërhyrje policore në Pallatin e Versajës, urdhërohet evakuim

Paris, 4 korrik 2024 (MIA) - Policia franceze po zbaton një ndërhyrje në Pallatin e Versajës, raportojnë mediat franceze. Është urdhëruar evakuimi, por sipas burimeve policore nuk bëhet fjalë për sulm terrorist.

"Forcat e sigurisë janë në terren. Largohuni nga hapësirat dhe ndiqni udhëzimet e organeve kompetente", thuhet në profilin e institucionit zyrtar në rrjetin social X.

Figaro publikoi se, sipas burimeve policore, nuk bëhet fjalë për opreacion lidhur me terrorizmin.

"Ky nuk është sulm terrorist", deklaroi zëdhënësi i policisë kombëtare. rq/bsh/

Foto: "X"

QËNDRONI TË LIDHUR