• e premte, 27 dhjetor 2024

Navalni refuzoi të paraqitet për t'u marrë në pyetje pasi iu konfiskuan të gjitha mjetet për të shkruar

Navalni refuzoi të paraqitet për t'u marrë në pyetje pasi iu konfiskuan të gjitha mjetet për të shkruar

Moskë,  24 tetor 2023 (MIA)  -  Aktivisti i burgosur i opozitës ruse, Aleksej Navalni nuk mori pjesë në seancën në të cilën sërish gjykohet në shnejë proteste për shkak  se autoritetet e burgut ia morën të gjitha pajisjet për të shkruar, bënë të ditur  shoku  i tij. 

 Navalni, i cili në Rusi tashmë është dënuar me 19 vite burg, duhej që përmes një video-lidhje të marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore, vetëm një nga të shumtat kundër tij ndërsa është ende në paraburgim.

Sipas shokut të tij Ivan Zhdanov, për shkak se Navalni refuzoi të largohet nga qelia, "operativët e sigurisë me helmeta e tërhoqën te hetuesit sepse pritej që "sot do të kishte njëfarë procedure hetimore". 

 Zhdanovi nuk tha se kur u kthye Navalni në qelinë e tij dhe pse iu mor pajisja për të shkruar.

Portali i pavarur rus i lajmeve "Mediazona" raportoi se pas refuzimit të Navalnit seanca u shty për më 2 nëntor. 

Navaln është kundërshtari më i madh i presidentit rus Vladimir Putin dhe luftoi kundër korrupsionit të zyrtarëve, si dhe ishte organizator i demonstratave të mëdha kundër qeverisë në Kremlin. 

 U arrestua në vitin 2021 pasi u kthye nga Gjermania në Moskë, ku u shpëtua nga helmimi me agjent nervor, për të cilin Navalni e fajësoi Kremlinin.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR