• e enjte, 26 dhjetor 2024

Navalni para vdekjes e ka shkruar autobiografi

Navalni para vdekjes e ka shkruar autobiografi

Moskë, 12 prill 2024 (MIA) - Politikani opoziar rus Aleksej Navalni para vdekjes ka shkruar autobiografi, e cila do të publikohet në tetor, njoftoi dje e veja e tij Julija Navalna. 

Navalni 47 vjeçar vdiq në shkurt në burgun në Qarkun Arktik.

 Politikani kryesor i opozitës ruse dëshironte të bëhet president i Rusisë dhe ishte kritiku më i ashpër i vendit ndaj Vladimir Putinit. Aleatët e tij, të cilët autoritetet i kanë shpallur si ekstremistë, e akuzojnë Putinin për vrasjen e tij, një akuzë që Kremlini e mohon.

Navalna në platformën X ka shkruar se bashkëshorti i saj në vitin 2020 ka filluar memoaret e tij me titull "Patriot". Ai filloi ta shkruajë autobiografinë e tij që kur ishte helmuar, për të cilat mjekët perëndimorë pretenduan se ishte shkaktuar nga agjenti nervor "noviçok".

Navalna njoftoi se libri do të botohet më 22 tetor njëkohësisht në 11 gjuhë. 

“Aspak nuk e kisha imagjinuar që Aleksej do të shkruante biografinë e tij. Besoja se do të jetë në vitet e tetëdhjeta, ku ai do të ulet në kompjuter me dritare të hapur dhe do të shkruante", tha ajo. "Por gjërat shkuan ashtu siç shkuan. Është e tmerrshme, shumë e padrejtë". 

Zëdhënësja e Navalnit, Kira Jarmish, përshkroi se si filloi të zbulonte pjesë të librit të tij gjatë shërimit nga helmimi në Gjermani dhe se e mbaroi librin në burg pasi u kthye në Rusi në vitin 2021.

Botuesi "Penguin Books UK", në një deklaratë për Platformën X, e përshkroi librin si "historinë e plotë të jetës së Navalnit dhe një thirrje sfiduese për të vazhduar punën për të cilën ai sakrifikoi jetën e tij".

Vështirë se libri dë të ketë qasje në Rusi, ku autoritetet e ndaluan lëvizjen e tij për shkak të ekstremizmit. 

Muajin e kaluar Putini e ka quajtur vdekjen e Navalnit "të trishtuar" dhe tha se dëshironte ta shkëmbente atë me Perëndimin me kusht që të mos kthehej më në Rusi. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR