• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Navalna paralajmëron kandidaturën për presidente të Rusisë

Navalna paralajmëron kandidaturën për presidente të Rusisë

Moskë, 21 tetor 2024 (MIA) - Julija Navalna, e veja e liderit të opozitës ruse Aleksej Navalni, deklaroi për Bi-Bi-Si se ka për qëllim të jetë presidente e Rusisë. Ajo tha se këtë vendim si edhe shumë të tjera i ka marrë me bashkëshortin. 

Navalna e di se do të ballafaqohet me burgim deri sa do të kthehet pasi Putini ende është në pushtet. Administrata e tij e akuzon për përfshirje në ekstremizëm. 

Bashkëshorti i saj, kritiku më i zëshëm i presidentit Putin, ishte dënuar me 19 vite për ekstremizëm, akuza të cilat konsideroheshin të motivuara politikisht. Ai ndërrojë jetë në shkurt në një koloni brutale penale në rrethin Arktik. Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se nuk ka dyshim se Putini është fajtor. Rusia e ka mohuar se e ka vrarë Navalnin. 

Duke e paraqitur si "Patriot", kujtimet që bashkëshorti i shkroi para vdekjes së tij, Navalna përsëriti planet e saj për të vazhduar luftën për demokraci të bashkëshortit të saj.

"Kur të vijë koha, do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale si kandidate. Kundërshtari im politik është Vlladimir Putin. Dhe do të bëjë gjithçka për të rrëzuar sa më parë regjimin e tij", ka thënë Navalna. Por, tani duhet të jetë jashtë Rusisë. 

Navalna tha se nuk mundë të kthehet derisa Putini është në krye, por me padurim e pret ditën për të cilën beson se në mënyrë të pashmangshme do të vijë, kur epoka e Putinit do të mbarojë dhe Rusia përsëri do të hapet. Njësoj si bashkëshorti i saj, ajo beson se do të ketë mundësi të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike. Kur kjo të ndodhë, ajo tha se do të jetë aty. 

Navalna tha se ishte penguar ta vizitojë ose të bisedojë me bashkëshortin e saj dy vite para se të vdiste. Ajo tha se Aleksej ishte torturuar, lënë i uritur dhe i mbajtur në kushte të tmerrshme.

Pas vdekjes së tij, SHBA-ja, BE-ja dhe Britania e Madhe njoftuan sanksione të reja kundër Rusisë. Kjo përfshinte ngrirjen e aseteve të gjashtë shefave të burgjeve që drejtonin koloninë penale të qarkut të Arktikut dhe sanksione të tjera kundër gjyqtarëve të përfshirë në procedimin penal kundër Navalnit.

Navalna tha se dëshiron ta shohë presidentin të burgosur. 

"Nuk dëshiroj të jetë në burg, diku jashtë, në ndonjë burg të bukur me kompjuter, ushqim të mirë... Dëshiroj të jetë në burgjet ruse. Dhe kjo nuk është e gjitha - dëshirojë të jetë në kushtet e njëjta si Aleksej. Kjo është shumë e rëndësishme", tha Navalna. 

Rusët pretendojnë se Navalni ndërroi jetë nga vdekje e natyrshme. Por, Navalna beson se presidenti rus Putin e ka urdhëruar vrasjen e tij. 

"Vlladimir Putin është përgjegjës për vdekjen dhe vrasjen e bashkëshortit tim", tha Julija Navalna. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR