• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

NATO-ja vlerëson se në luftën në Ukrainë tashmë ka një një milion njerëz të vrarë dhe të plagosur

NATO-ja vlerëson se në luftën në Ukrainë tashmë ka një një milion njerëz  të vrarë dhe të plagosur

 Bruksel, 12 dhjetor 2024 (MIA) - NATO-ja beson se mbi një milion njerëz janë vrarë ose të plagosur në Ukrainë, që kur Rusia filloi pushtimin e saj të plotë të vendit në shkurt të vitit 2022, njoftoi DPA.

 "Çdo javë ka më shumë se 10.000 të vrarë ose të plagosur nga të gjitha anët në Ukrainë", deklaroi sot në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rute.

 "Çdo ditë, kjo luftë shkakton më shumë shkatërrime dhe vdekje", shtoi ai.

 Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paraprakisht deklaroi se 43.000 ushtarë ukrainas janë vrarë deri më tani në luftë. Përveç kësaj, shton DPA, edhe 370 mijë ushtarë të tjerë janë trajtuar për lëndime të ndryshme të luftës, gjysma e të cilëve janë kthyer në shërbimin ushtarak.

 Presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Tramp kohët e fundit theksoi numra të ngjashëm.

 Në rrjetet sociale ai ka shkruar se deri më sot ka 600.000 ushtarë rusë të vrarë ose të plagosur dhe rreth 400.000 viktima ukrainase në luftë, transmeton agjencia gjermane.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR