• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

NATO-ja ra dakord për planet në rast të një sulmi rus

NATO-ja ra dakord për planet në rast të një sulmi rus

 Bruksel, 10 qershor 2023 (MIA) - Aleatët e NATO-s kanë arritur marrëveshje për planet rajonale në rast të sulmit rus.

Me dekada, aleanca ushtarake perëndimore nuk e ka parë nevojën për të rënë dakord për planet kryesore të mbrojtjes dhe një kohë të gjatë ka konsideruar se Rusia post-sovjetike  nuk paraqet më kërcënim.

 Por,  tani vendet-anëtare kanë vendosur që duhet të kenë një plan të përpunuar në rast të konflikti me Moskën. Turqia e bllokoi miratimin e planeve për çështje të vendndodhjeve gjeografike si Qiproja, por anëtarët e NATO-s përfundimisht arritën një marrëveshje, njoftuan mediat britanike.

 Për shkak të financimit të këtyre planeve, liderët janë të gatshëm t'i rrisin shpenzimet e synuara  ushtarake, me çfarë dy për qind të tanishmet nga BPV-ja kombëtare të jenë kërkesa minimale. Përfaqësuesit e NATO-s vlerësojnë se do të nevojiten disa vite për zbatimin e planeve, edhe pse theksojnë se nëse është e nevojshme, Aleanca mund menjëherë të luftojë. ar/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR