• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

NATO vazhdon me standardizimin e armatimit, njoftoi Rute

NATO vazhdon me standardizimin e armatimit, njoftoi Rute

Bruksel, 18 tetor 2024 (MIA) - Ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s në takimin e tyre dyditësh në Bruksel miratuan nisma për standardizimin e armatimit, kumtoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës Mark Rute në konferencën për shtyp.

"Kjo është e rëndësishme për aftësinë tonë të luftojmë së bashku dhe t'i ulim shpenzimet për armatim. Do ta përshpejtojmë zhvillimin e standardeve të NATO-s, shtoi ai. Sipas tij, detyrë udhëheqëse është përmirësimi i mbrojtjes ajrore.

Rute theksoi se nga fillimi i luftës në Ukrainë ka pasur disa raste të prishjes së hapësirës ajrore të Aleancës, duke përfshirë edhe ditën e djeshme në Rumani.

"Rusia mbetet kërcënimi kryesor dhe më i drejtpërdrejtë për sigurinë e aleancës, (Presidenti rus Vladimir) Putin bën gjithnjë e më shumë deklarata të papërgjegjshme, tha Rute. Ne vëzhgojmë një ndërhyrje hibride në të gjitha vendet e aleancës, si dhe në Moldavi. Rusia padyshim synon të devijojë Moldavinë nga rruga evropiane, ne ndihmojmë me aq sa mundemi që të ketë zgjedhje të lira në vend", shtoi sekretari i përgjithshëm.

Ai sqaroi se ministrat e mbrojtjes nga pakti nuk diskutuan thellësisht për planin për fitore të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski këtë javë. Paraprakisht Rute theksoi se nuk e mbështet plotësisht planin e Zelenskit. Sipas tij, ministrat diskutuan se si të vazhdohet mbështetja për Kievin dhe të mos lihet Moska me përshtypje se ajo po ulet.

Nuk mund të konfirmojmë se ka ushtarë të Koresë së Veriut në frontin ukrainas, por kjo mund të ndryshohet", tha Rute. Presidenti Zelenski në konferencën e mbrëmshme për media në Bruksel deklaroi se ka të dhëna për 10.000 koreanoveriorë të cilët përgatiten për frontin ukrainas. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR