• e enjte, 26 dhjetor 2024

NATO sot ia vazhdoi mandatin Stoltenbergut edhe për një vit

NATO sot ia vazhdoi mandatin Stoltenbergut edhe për një vit

Bruksel, 4 korrik 2023 (MIA) - NATO sot vendosi t'ia vazhdojë mandatin sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg edhe për një vit, duke vlerësuar se duhet ta mbajë liderin me përvojë, në kohën e luftës shpërthyese në prag të Aleancës, se sa të tentojë të kërkojë trashëgues të tij, transmetojnë mediat britanike.

Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, është kryesues i Aleancës transatlantike të sigurisë prej vitit 2014 dhe mandati i tij ishte vazhduar tre herë më parë.

Vendimi do të thotë vazhdimësi e kreut të NATO-s, sepse 31 anëtaret e saj po përballen me sfidë të dyfishtë - ta mbështesin Ukrainën në kthimin e invazionit të Moskës, dhe nga ana tjetër të evitojnë konflikt të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe forcave ruse.

Stoltenberg (64) përmes Aleancës përjetohet si lider i vendosur dhe ndërtues i konsensuseve.

Stoltenberg, në një "cicërimë" pas takimit të Aleancës, shkroi se është i nderuar me vendimin për t'ia vazhduar mandatin deri më 1 tetor të vitit 2024.

"Lidhja transatlantike mes Evropës dhe Amerikës Veriore e siguroi lirinë dhe sigurinë tonë pothuajse 75 vite dhe në botën shumë më të rrezikshme Aleanca jonë është më e rëndësishme se kurdo herë", shkroi Stoltenberg në mirënjohjen për zgjehdjen, transmetuan mediumet britanike. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR