• e premte, 27 dhjetor 2024

NATO sistemon forca shtesë në Kosovë

NATO sistemon forca shtesë në Kosovë

Bruksel, 30 maj 2023 (MIA) - NATO njoftoi sot se po dërgon forca shtesë në Kosovë pas përleshjeve në veri të vendit, pasi dje u plagosën 30 ushtarë të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga Aleanca.

Vendosja e forcave shtesë të NATO-s në Kosovë është një masë e kujdesshme për të siguruar që KFOR-i të ketë kapacitetet e nevojshme për të ruajtur sigurinë në përputhje me mandatin tonë të Këshillit të Sigurimit të KB-së, theksoi admirali Stjuart B. Munsh.

Një batalion shtesë i forcës rezervë shumëkombëshe u urdhërua të zvogëlojë statusin e gatishmërisë së tij për sistemim nga katërmbëdhjetë ditë në shtatë ditë, në mënyrë që të jetë gati për të përforcuar KFOR-in nëse është e nevojshme.

Dua të përgëzoj KFOR-in për ndërmarrjen e veprimeve të shpejta, të përmbajtura dhe profesionale për të ndërhyrë për të ndalur trazirat dhe për të shpëtuar jetë. Dhuna duhet të ndalet dhe të gjitha palët duhet të ndalojnë së ndërmarrë veprime për të minuar paqen në cilindo dhe të gjitha komunitetet në Kosovë, tha admirali Munsh.

Ai shtoi se komanda e Neapolit po monitoron nga afër situatën në Kosovë dhe do të vazhdojë të koordinohet me KFOR-in për t'u siguruar që ata kanë të gjitha kapacitetet dhe forcat që u nevojiten për të siguruar në mënyrë të paanshme një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR