• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

NATO shton patrullimin në Detin Baltik

NATO shton patrullimin në Detin Baltik

Bruksel, 19 tetor 2023 (MIA) - NATO kumtoi sot se me aleatët e tyre po përforcojnë patrullimin e tyre në Detin Baltik pas dëmtimit të infrastrukturës nënujore në rajon.

"Masat e shtuara përfshijnë fluturime shtesë të mbikëqyrjes, duke përfshi aeroplanët e fluturimit detarë, aeroplanë të NATO-s AVAKS dhe dronë. Një flotë prej katër minahedhës të NATO-s, poashtu është dërguar në zonën, kumtoi aleanca. 

Zëdhënësi i NATO-s Dillan Vajt tha se aleanca vazhdon të monitorojë nga afër situatën dhe mbetet në kontakt të ngushtë me aleatët Estoninë dhe Finlandën dhe partnerin Suedinë.

NATO do të vazhdojë ta adaptojë pozicionin e saj detar në Detin Baltik dhe do të ndërmerr hapat e nevojshëm për të mbajtur aleatët të sigurt", thuhet në kumtesë.

Që nga sabotimi i "Rrjedhës Veriore" në shtator 2022, NATO ka rritur patrullimet pranë infrastrukturës kritike nënujore dhe ka promovuar risitë teknologjike – përfshirë dronët – për të zbuluar më mirë çdo aktivitet të dyshimtë. si/

 

QËNDRONI TË LIDHUR