• e enjte, 26 dhjetor 2024

NATO po merr masa për t'u ballafaquar me ndikimin e ndryshimeve klimatike

NATO  po merr masa për t'u ballafaquar me ndikimin e ndryshimeve klimatike

Bruksel, 11 korrik 2023 (MIA) - NATO sot publikoi tre raporte lidhur me ndikimin e ndryshimeve klimatike në mjedisin strategjik, misionet dhe operacionet e Aleancës dhe mënyrat për të përshtatur forcat e armatosura të vendeve anëtare për të ruajtur efikasitetin operacional.

Raporti i parë, i titulluar "Vlerësimi i Ndikimit në Sigurinë e Ndryshimeve Klimatike 2023", analizon ndikimin e kushteve ekstreme të motit në kohëzgjatjen e ciklit jetësor të pajisjeve ushtarake, gjë që krijon kosto shtesë për mirëmbajtjen dhe zëvendësimin e tyre.

Siç lajmëroi raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, analiza në vlerësim fokusohet në katër rajone gjeografike - Evropë, Amerikën Veriore, Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore dhe Veriun e Largët dhe në katër degët operative të NATO-s.

Rekomandimet për përshtatjen me pasojat e ndryshimeve klimatike në të ardhmen bazohen në përvojën e fituar nga tre raste specifike - ndikimi i nxehtësisë ekstreme në misionin e NATO-s në Irak, efektet e rritjes së nivelit të detit dhe stuhive në bazën detare Norfolk në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pasojat e përmbytjeve në bazën ajrore detare në Sigonella në Itali.

Raporti i dytë, i titulluar "Përmbledhja e praktikave më të mira", ofron shembuj konkretë të përpjekjeve të anëtarëve të NATO-s për t'iu përshtatur ndryshimeve klimatike duke futur politika dhe procedura përkatëse në forcat e tyre të armatosura duke reduktuar ndikimin mjedisor.

"Prezantimi i zgjidhjeve teknologjike me efikasitet energjetik dhe mjedisor kombinon kërkesat e përshtatjes së inovacioneve me efektivitetin ushtarak, duke siguruar ndërveprimin dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së misioneve", theksohet në dokument.

Sipas raportit, kjo qasje do të lehtësojë kalimin e vazhdueshëm drejt burimeve të energjisë me karbon të ulët dhe do të ndihmojë në zbatimin e planeve të tranzicionit të energjisë së NATO-s.

Dokumenti i tretë, i titulluar "Hartimi dhe Metodologjia Analitike e Emetimeve të Gazeve Serë", përmban udhëzime dhe mjete për llogaritjen e emetimeve të gazeve të dëmshme nga objektet civile dhe ushtarake të NATO-s.

Qëllimi i këtij raporti është të krijojë një metodologji që do të ndihmojë NATO-n të arrijë qëllimet e saj për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë. sa/

Foto: NATO

QËNDRONI TË LIDHUR