• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

NATO për 12 për qind rrit buxhetin ushtarak për vitin 2024

NATO për 12 për qind rrit buxhetin ushtarak për vitin 2024

Bruksel, 13 dhjetor 2023 (MIA) - NATO-ja sot kumtoi se e ka rritur buxhetin ushtarak për vitin 2024 për 12 për qind, në 2.03 miliardë euro, ndërsa buxheti civil i Aleancës është rritur për 18,2 për qind, në 438,1 milionë euro.

Rritja dhe zgjerimi i buxhetit të përbashkët të NATO-s u mundëson aleatëve në mënyrë më efikase  të ballafaqohen me sfidat e përbashkëta të sigurisë, kumtuan nga selia e Aleancës në Bruksel.

Buxheti civil i NATO-s siguron fonde për personelin, kostot operative dhe zgjerimin programor të selisë së NATO-s dhe stafit të saj ndërkombëtar, ndërsa buxheti ushtarak mbulon kostot operative të strukturës komanduese të shtabeve të NATO-s, misionet dhe operacionet në mbarë botën, raportojnë mediat britanike. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR