• e enjte, 26 dhjetor 2024

NATO në Rumani do ta ndërtojë bazën më të madhe ushtarake në Evropë

NATO në Rumani do ta ndërtojë bazën më të madhe ushtarake në Evropë

Bukuresht, 18 mars 2024 (MIA) - Rumania e ka filluar ndërtimin e bazës më të madhe ushtarake evropiane të NATO-s. Blloku transatlantik po përpiqet t'i forcojë aftësitë e tij në rajonin e Detit të Zi.

Projekti, me vlerë 2.7 miliard dollarë, do të zgjerojë bazën e 57-të të forcave ajrore të forcave ajrore rumune "Mihail Kogalniçeanu", e vendosur pranë qytetit port të Konstancës në Detin e Zi. Objekti i ri do të ketë rreze prej gati 32 kilometrash, do të mbulojë rreth 17 kilometra katrorë dhe do të jetë shtëpia e rreth 10,000 anëtarëve të NATO-s dhe familjeve të tyre, raporton Njusvik.

Euronjuz këtë fundjavë raportoi se puna ka filluar në infrastrukturën themelore të bazës, siç janë rrugët hyrëse dhe rrjeti i energjisë. Në fund, ndërtimi i disa pistave të reja pritet të mbështesë operacionet e llojeve të ndryshme të aeroplanëve ushtarakë.

Nikollae Krecu, komandant i bazës ajrore, tha se do të ketë "hangaret e mirëmbajtjes, depot e karburantit, municionet, pajisjet, furnizimet teknike të aviacionit, simulatorët, pajisjet e ushqimit, akomodimi – gjithçka që nevojitet për të mbështetur funksionimin dhe misionet e kësaj baze”.

 Bukureshti po përpiqet drejtë një bashkëpunimi më të afërt me aleatët e tij në NATO, SHBA-të, pasi Deti i Zi po bëhet një vend gjithnjë e më i mbushur me konflikt midis Ukrainës dhe Rusisë. qa

Foto: EPA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR