• e enjte, 26 dhjetor 2024

NATO ka filluar stërvitjet me armë bërthamore në Evropë

NATO ka filluar stërvitjet me armë bërthamore në Evropë

Bruksel, 16 tetor 2023 (MIA) -  NATO sot ka filluar stërvitjet e saja ushtarake vjetore më armë bërthamore, ka konfirmuar sot për DPA zëdhënësi i Aleancës së mbrojtjes perëndimore.

Deri në 60 aeroplanë do të përfshihen në stërvitjet "Steadfast Noon" e cila do të zgjasë deri të enjten javën e ardhshme. Ata përfshijnë edhe aeroplanë luftarak modern, por dhe aeroplanë vëzhgimi dhe cisternë si dhe bombardues B-52 me rreze të gjata.

Këtë vit manovrat zhvillohen kryesisht në hapësirat ajrorë mbi Italinë, Kroacinë dhe Mesdheun . Gjithsej marrin pjesë 13 anëtarë të Aleancës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg javën e kaluar deklaroi se ushtria ruse kundër Ukrainës është një kujtesë e rëndësishme për rolin e armëve bërthamore. Edhe pse bëhet fjalë për stërvitje rutinë, manovrat do të ndihmojnë në sigurimin e besueshmërisë, efektivitetit dhe sigurisë së parandalimit bërthamor, tha ai.

NATO nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me stërvitjen dhe skenarin që ajo përfshinë. rq/

Foto: arkivi i NATO-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR