• e enjte, 26 dhjetor 2024

NATO ka filluar stërvitje të madhe ushtarake, do të përgatitet për mbrojtje nga sulmi eventual

NATO ka filluar stërvitje të madhe ushtarake, do të përgatitet për mbrojtje nga sulmi eventual

Berlin, 7 mars 2024 (MIA) - Rreth 20.000 ushtarë nga 13 vende, nga sot në mesnatë kanë filluar stërvitje të madhe në veriun e skajshëm të Evropës që të mbrohen nga sulmi hipotetik në territorin e NATO-s, njofton DPA-ja.

Rreth 1.500 burra dhe gra nga forcat e armatosura gjermane marrin pjesë në manovra Përgjegjësi nordike 2024, duke përfshirë edhe 700 anëtarë të forcave palestineze, kumtoi Bundesveri në qytetin norvegjez Alta në pjesën e largët të Norvegjisë.

Sip infiormon ushtria norvegjeze, janë të përfshirë edhe Finlanda dhe Suedia, të cilat janë përfshirë në Aleancë pas sulmit rus në Ukrainë.

Sipas skenarit të parashikuar, ushtarët duhet të kryejnë kundërsulm nga zona Alta që të pushtojnë rajone në jug, të cilat tashmë janë të okupuara nga armiku.

Vendet e NATO-s sistemojnë shtrirje të gjerë të sistemeve të armatosura për stërvitje, duke përfshirë 100 aeroplanë dhe forca detare me fregata dhe nëndetëse. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR