• e enjte, 26 dhjetor 2024

NATO ka dënuar sulmet kibenrnetike që synojnë institucionet demokratike, sigurinë dhe shoqërinë e lirë

NATO ka dënuar sulmet kibenrnetike që synojnë institucionet demokratike, sigurinë dhe shoqërinë e lirë

Bruksel, 3 maj 2024 (MIA) - Këshilli Veriatlantik (NAK) sot shprehu solidaritetin me Gjermaninë pas fushatës keqdashëse kibernetike kundër Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (PSGJ) dhe me Çekinë, e cila po përballet me aktivitete keqdashëse kibernetike kundër institucioneve të saj.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, në kumtesën e NAK-ut thuhet se përgjegjësinë për këto aktivitete keqdashëse kibernetike, Gjermania dhe Çekia ia atribuojnë aktorit APT28, i cili është sponsorizuar nga Rusia, e mbi të gjitha nga shërbimi inteligjent ushtarak rus - Drejtoria kryesore e Shtatëmadhorisë së Forcave të armatosura ruse (GRU).

NAK shton se me brengosje bën me dije se i njëjti aktor po bën kërcënime që synojnë entitete të tjera qeveritare kombëtare, operatorë të infrastrukturës kritike dhe entitete të tjera në tërë Aleancën, duke përfshirë Lituaninë, Poloninë, Sllovakinë dhe Suedinë.

"Fuqishëm i dënojmë aktivitetet kibernetike keqdashëse që synojnë minimin e institucioneve tona demokratike, sigurinë kombëtare dhe shoqërinë e lirë. Aktivitetet keqdashëse kibernetike që synojnë Gjermaninë dhe Çekinë konfirmojnë se hapësira kibernetike është në rrezik në çdo kohë. Aktorët e kërcënimeve kibernetike po përpiqen vazhdimisht të destabilizojnë Aleancën", thuhet në kumtesën e Këshillit Veriatlantik.

Në reagimin thekson më tej se NATO mbetet e përkushtuar për të kundërshtuar kërcënimin thelbësor, të vazhdueshëm dhe në rritje kibernetik, duke përfshirë dhe sistemet drejt demokracisë dhe infrastrukturës kritike të anëtarëve të saj.

"Ne jemi të përkushtuar të vendosim aftësitë e nevojshme për të penguar, mbrojtur dhe kundërshtuar spektrin e plotë të kërcënimeve kibernetike me mbështetje reciproke, duke përfshirë marrjen në konsideratë të përgjigjeve të koordinuara. Ne promovojmë një hapësirë ​​kibernetike të lirë, të hapur, paqësore dhe të sigurt. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve, përfshirë edhe Rusinë, të respektojnë detyrimet e tyre ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare dhe të veprojnë në kuadër të sjelljes së përgjegjshme të një shteti në hapësirën kibernetike, siç konfirmohet nga të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara", thuhet në kumtesën e NAK-ut. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR