• e enjte, 26 dhjetor 2024

NATO e shndërroi Vilnusin në fortifikatë për samitin e ardhshëm

NATO e shndërroi Vilnusin në fortifikatë për samitin e ardhshëm

Vilnus, 8 korrik 2023 (MIA) - NATO-ja e shndërroi kryeqytetin lituanez, Vilnus, në fortifikatë të mbrojtur me armatimin më modern pë takimin e liderëve të Aleancës, javën e ardhshme, vetëm 32 kilometra larg kufirit me Lituanisë me Bjellorusinë, lajmëruan agjencitë botërore.

Gjashtëmbëdhjetë alate të NATO-s dërguan gjithsej rreth 1.000 ushtarë për ta siguruar Samitin më 11 dhe 12 korrik. Vilnus ndodhet rreth 150 kilometra larg Rusisë. Shumë nga këto vende sigurojnë edhe sisteme moderne për mbrojtje antiraketore të cilat shtetet baltike nuk i kanë.

Përveç pajisjes ushtarake, janë dërguar edhe mjete për përballje me sulme të mudnshme kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

"Do të ishte më se e papërgjegjshme nëse qielli ynë nuk mbrohet derisa arrijnë Bajdeni dhe liderët e 40 vendeve", tha presidenti i lituanisë, Gitanas Nauseda. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR