• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

NATO e korrigjon Ruten: Ende në kërkim të ushtarëve amerikanë në Lituani

NATO e korrigjon Ruten: Ende në kërkim të ushtarëve amerikanë në Lituani

Varshavë, 27 mars 2025 (MIA) - NATO kumtoi se ende është në rrjedhë kërkimi për katër ushtarët amerikanë të cilët u zhdukën gjatë një trajnimi në Lituani, duke e sqaruar deklaratën e kaluar të sekretarit të vet të përgjithshëm, Mark Rute, sipas të cilëve ushtarët janë të vdekur.

Rute dje në Varshavë deklaroi se e ka dëgjuar lajmin për zhdukjen e ushtarëve amerikanë dhe se mendimet e tij janë me familjet e tre dhe me SHBA-në.

"Kërkimi po zjgatë ende. Ndjejmë keqardhje për konfuzionin rreth deklaratave të sotme të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Ai foli për lajmet ardhëse dhe nuk e konfirmoi fatin e të zhdukurve, i cili është ende i panjohur", kumtoi mbrëmë Aleanca, duke i sqaruar deklaratat e Rutes.

Ushtria amerikane kumtoi se fati i ushtarëve ende nuk është zbuluar. Ushtria e SHBA-së kumtoi se automjeti i blinduar "Herkules" në të cilin ndodheshin gjatë trajnimit është gjetur i përmbytur në ujë dhe se ushtria amerikane, forcat e armatosura lituaneze dhe agjencitë civile po bëjnë përpjekje për tërheqje.

Ushtarët, të cilët ishin nga brigada e parë dhe divizioni i tretë këmbësorik, po kryenin trajnim taktik kur janë zhdukur.

Në deklaratën në Varshavë, Rute tha: "Ky është lajm akoma i hershëm, kështu që nuk i dimë hollësitë. Ky është me të vërtetë lajm i tmerrshëm dhe mendimet tona janë me familjet e tyre".

Televizioni lituanez LRT kumtoi se të martën pasdite, katër ushtarë amerikanë dhe automjeti i tyre ishin paraqitur të zhdukur gjatë trajnimit në poligon, në afërsi të qytetit Pabrada, i cili ndodhet rreth 10 km larg kufirit me Bjellorusinë. ab/

Fotо:МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR