• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

NATO dënon sulmet ajrore ruse në rritje në Ukrainë

NATO dënon sulmet ajrore ruse në rritje në Ukrainë

Bruksel, 28 mars 2024 (MIA) - NATO dënon fuqishëm sulmet ajrore ruse në rritje kundër Ukrainës dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për të forcuar më tej mbrojtjen e Ukrainës, kumtoi aleanca pas mbledhjes së sotme të Këshillit NATO-Ukrainë, të thirrur me kërkesë të Kievit.

Takimi ishte në nivel ambasadorësh, ndërsa u drejtua nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mirçea Joana. Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov iu bashkua takimit përmes video-konferencës.

“Sulmet e vazhdueshme të Rusisë kundër civilëve dhe infrastrukturës kritike në Ukrainë tregojnë nevojën urgjente për të vazhduar mbështetjen tonë”, tha Joana në kumtesën. Ai shtoi se aleatët po ofrojnë ndihmë të konsiderueshme ushtarake, financiare dhe humanitare për Ukrainën.

Franca së shpejti do të dërgojë sasi shtesë të haubicave, ndërsa disa vende të marrëveshjes i janë bashkuar nismës për të siguruar 800,000 predha artilerie shtesë. NATO po krijon një qendër analizash dhe trajnimi në Poloni ku forcat ukrainase do të jenë në gjendje të stërviten së bashku me trupat aleate", thuhet në kumtesën e Aleancës. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR