• e premte, 27 dhjetor 2024

NATO dënon referendumin për territoret e okupuara të Ukrainës dhe retorikën bërthamore ruse

NATO dënon referendumin për territoret e okupuara të Ukrainës dhe retorikën bërthamore ruse
Bruksel, 22 shtator 2022 (MIA) - Vendet anëtare të NATO-s dënuan sot ashpër synimin për të mbajtur të a.q. referendume në territorin e Ukrainës nën pushtimin rus dhe hodhën poshtë "retorikën e papërgjegjshme bërthamore" ruse. "Ne dënojmë ashpër planin për të mbajtur të ashtuquajturin referendum për bashkim me Federatën Ruse në territoret ukrainase të kontrolluara pjesërisht nga Rusia", thuhet në kumtesën e Këshillit të Atlantikut të Veriut, organ i përbërë nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s. Rusia  paralajmëroi mbajtjen e referendumeve në rajonet Donjeck, Lugansk, Zaporozhje dhe Kerson. Anëtarët e NATO-s theksojnë se ata kurrë nuk do të njohin aneksimin e paligjshëm dhe jo legjitim të territorit ukrainas. "Është territor ukrainas. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të hedhin poshtë  përpjekjet e dukshme ruse për të pushtuar territore", thuhet në kumtesë. Në të njëjtën kohë, në kumtesë hidhet  poshtë edhe "retorika e papërgjegjshme bërthamore". "Rusia mban përgjegjësinë e plotë për luftën, vuajtjet e mëdha që agresioni i saj i sjell popullit ukrainas, si dhe për koston e luftës së saj, përfshirë popullin rus që tani po mobilizohet. Rusia ka në dorë fundin e konfliktit dhe duhet të ndalojë menjëherë këtë luftë dhe të tërhiqet nga Ukraina", thuhet në kumtesën  e Këshillit Veriatlantik. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR