• e enjte, 26 dhjetor 2024

Nata e pestë e trazirave në Francë, më shumë se 420 arrestime

Nata e pestë e trazirave në Francë, më shumë se 420 arrestime

Paris, 2 korrik 2023 (MIA) - Nata e pestë e trazirave për shkak të brutalitetit të policisë në qytetet franceze solli arrestimet e të paktën 427 personave gjatë natës, informoi DPA.

Parisi, Marseji dhe Lioni ishin në mesin e qyteteve më të prekura, me trazira, vjedhje dhe dëmtime të pronës.

Megjithatë, ministri i Punëve të Brendshme, Zheralld Darmanin sot informoi se nata ishte më e qetë për shkak të "aksionit vendimtar" të policisë. 

Kryeministrja Elizabet Born theksoi se 45 mijë policë, xhandarë dhe zjarrfikës ishin shpërndarë përgjatë Francës. 

"Të përballur me dhunën, ata shfaqin guxim shembullor", shkroi ajo në Tuiter. 

Të premten ishin arrestuar 1.311, ndërsa ishin lënduar 79 policë, njoftoi mbrëmë MPB-ja franceze. 

Trazirat u shkaktuan nga të shtënat fatale të martën ndaj një shoferi 17-vjeçar nga policia gjatë një kontrolli në komunikacion. Trazirat shpërthyen në të gjithë Francën dhe u raportuan gjithashtu në territoret franceze jashtë shtetit, duke përfshirë Guianën Franceze në Amerikën e Jugut dhe ishullin e Karaibeve Martinik.

Presidenti francez Emanuel Makron dje e anuloi vizitën e tij shtetërore në Gjermani të planifikuar për javën e ardhshme për shkak të trazirave politike. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR