• e shtunë, 23 nëntor 2024

Nasrallahu: Nëse Izraeli hyn në Rafah, do ta humbasë luftën

Nasrallahu: Nëse Izraeli hyn në Rafah, do ta humbasë luftën

 Bejrut, 14 mars 2024 (MIA)  - Lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, mbrëmë deklaroi se Izraeli do ta humbasë luftën nëse hyn në qytetin më jugor të Rripit të Gazës, Rafah, ku janë strehuar shumë palestinezë, duke ikur nga operacioni tokësor i armatës izraelite.

 "Nëse hyni në Rafah, e keni humbur luftën", tha Nasrallahu, raporton "Tajms of Izrael".

Ai shtoi se edhe "krahas të gjitha masakrave, populli i Gazës nuk do të dorëzohet dhe do të rezistojë".

"Me kë do të negocioni nëse Hamasi mposhtet", pyeti Nasrallahu.

 Faqja e internetit Al Manar raportoi se Nasrallahu ka aluduar në debatin në Izrael për ushtarët ultra-ortodoksë në armatën izraelite, duke shtuar se "kriza politike me haredimët" (një grup fetar hebre ortodoks) do të çojë në kolaps të shtetit.

 Ai, gjithashtu, aludoi në fjalët e liderit të opozitës Jair Lapid se IDF nuk ka fuqi të mjaftueshme për ta zhvilluar luftën në frontin verior.

 Paraprakisht, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se armata izraelite do të hyjë në Rafah për t'i eliminuar batalionet e mbetura të Hamasit.

 "Do ta përfundojmë punën në Rafah, ndërsa në të njëjtën kohë do të kujdesemi që civilët të mos lëndohen", tha Netanjahu.

 

QËNDRONI TË LIDHUR