• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Nasralla: Fronti libanez nuk do të ndalojë së mbështeturi njerëzit në Gaza dhe në Bregun Perëndimor

Nasralla: Fronti libanez nuk do të ndalojë së mbështeturi njerëzit në Gaza dhe në Bregun Perëndimor

Bejrut, 19 shtator 2024 (MIA) - Lideri i Hezbollahut, Hasan Nasralla, pasdite e ka pasur paaqitjen e parë pas shpërthmeve dyditore nëpër Liban, në të cilën foli për atë se si grupi i tij militant ka ndërmend të përgjigjet.

"Në emër të të gjithë martirëve, që i kanë humbur jetët ose janë plagosur, në emër të të gjithë atyre që kanë luftuar në emër të gazës, i themi Netanjahut dhe Galanti, armikut se fronti libanez nuk do të përfundojë para se të përfundojë agresioni në Gaza, tha Nasralla, transmeton BBC.

"E them qartë, pa marrë parasysh pasojat, pa marrë parasysh viktimat, pa marrë parasysh skenaret, nuk do të ndalojmë së mbështeturi rezistencën në Gaza dhe në Bregun Perëndimor dhe të gjithë të plagosurit në territoret e okupuara", shtoi ai.

Ai theksoi se sulmet nga dy ditët e kaluara në Liban kanë pasur për qëllim ta minojnë infrastrukturën e lëvizjes së saj. Ai theksoi se "armiku izraelit" i ka planfikuar sulmet me qëllim që të shkaktojë përçarje në Hezbollah.

Nasralla konfirmoi se funksionarët më të lartë të Hezbollahut nuk e kanë përdorur modelin e pejxherit që ka shpërthyer.

“Infrastruktura jonë nuk është tronditur”, tha ai, duke theksuar se përkundrazi “ajo është e fortë, e fuqishme, koherente dhe nuk mund të tronditet nga një sulm i tillë”.

“Le ta dijë armiku se ajo që ka ndodhur nuk e ka tronditur besimin, vendosmërinë, gatishmërinë apo infrastrukturën tonë. Përkundrazi, na bëri më të vendosur, më të fortë dhe më të ashpër. Nëse qëllimi i Izraelit ishte të na ndajë nga ajo që po ndodh në Gaza, ai ka dështuar“, tha lideri i Hezbollahut në reagimin e parë pas shpërthimeve dyditore të pajisjeve të komunikimit në disa lokacione anembanë Libanit, ku deri më tani kanë vdekur 37 persona dhe janë plagosur 2.931. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR